Kim kritikohet, lë vajzën të lyejë buzët

Kim Kardashian u gjend sërish nën një stuhi kritikash ngaqë la të bijën, North, të lyente buzët me buzëkuq gjatë Krishtlindjes.

Të gjithë patën diçka për të thënë mbi zgjedhjen që i takonte vetëm asaj. Fundja, s’është as hera e parë. (Kim u kritikua pse i drejton flokët North pak muaj më parë.) Këtë herë, Kim u tregua e shpejtë dhe vendosi të fliste mbi ngjarjen.

“E tepërt! Grim dhe poza! Sa vjeçe është?” shkruan një komentues për North. “E famshme ose jo, një pesë vjeçare s’duhet të vërë buzëkuq dhe grim. Foto të këndshme, gjithsesi,” shkruan një tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa të tjerë e pelqyen shumë zgjedhjen e North. Madje, disa e quajtën blogere të ardhshme dhe s’është aspak e pamundur, le të tregohemi të drejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Epo, North e zgjodhi vetë me duart e saj ngjyrën e buzëkuqit dhe siç la Kim të kuptohej, është një prej produkteve të linjës së saj që do të dalë në treg së shpejti.

https://www.instagram.com/p/Br3l0Qynuwm/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?