Kishte fituar 40 milionë dollar duke punuar për Gambino-t, Alite: Kanë mbetur vetëm çorapet!

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, ish mafiozi i famshëm shqiptar John Alite, ka folur për punën e tij si trafikant i familjes së famshme kriminale. Alite u shpreh se mafia është biznes dhe se me të mund të bësh shumë para, po ai tha se nuk është kjo që do t’ju sygjeronte njerëzve.

I pyetur nga Arian Çani se sa fitonte në kohën që punonte me familjet mafizoe Gotti, Alite është shprehur se shumat ishin marramendëse.

Çani: Sa fitoje, sa ishte pasuria jote?

Swiss Digital Desktop Reklama

Alite: Duke punuar me familje Gambino kam fituar rreth 40 milion dollar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çani: A ka mbetur gjë nga këto miliona dollar?

Alite: Çorapet vetëm. Kur hynë në problem të tilla qeveria federale ti merr të gjitha. Mi ka marrë të gjitha. Kur unë kam qenë në burg shokët më kanë dërguar tre çerek milioni dollar që të më ndihmonin të dilja nga burgu. /zoneelire.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?