”Kjo shtëpi nuk është normale”, Egla bisedon me Jetmirin: Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër

Situata në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, këtë të hënë duket më e qetë, nga ajo e një nate më parë ku Sara dhe Françeska patënm një debat edhe fizik. Aktorja Egla Ceno ka biseduar me Jetmir Salajn, banorin më të ri të Big Brother Vip 3, të cilit i thotë të futet pak më shumë në lojë sepse nuk është në një shtëpi normale, por në një shtëpi televizive.

Egla: Futu içik në grup.

Jetmiri: Si të futem, si mendon t’i ta bëj këtë gjë, nëse mund të më këshillosh.

Egla: Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër. E di pse? Sepse unë ty nuk të njoh çfarë karakteri je, nuk ia lejoj vetes. Por e ndjej, nuk mund të rri robi të bëjë punët e shtëpisë, ka dhe ca dinamika të tjera bashkëjetesa.

Jetmiri: E vërteta është.

Egla: Besoj se nuk ke ndonjë kështu që të ka pritur me këmbët e para

Jetmiri: Jo, jo.

Egla: Edhe pse energjia jote është yll fare. Po, ku do me dal?

Jetmiri: Nuk dua të dal askund.

Egla: Po tani, robi del gjëkundi.

Jetmiri: Po ku të dal, thjesht po jetoj.

Egla: Për të jetuar jetojnë të gjithë. Jetesa s’është me më marr frymë dhe me heq pjata. Nuk je në një shtëpi normale, je në një shtëpi televizive

Jetmiri: Kanë qenë disa situate intensive. Mendoj se duhet të ndalem pak.

SHKARKO APP