Klea dhe Elgiti, prindër për herë të parë (FOTO)

Klea Huta u duk një yll i vërtetë në puntatën e fundit të “Shiko kush luan”. Gjithçka mirë e bukur, deri në momentin që Iconstyle.al vuri re disa detaje të dyshimta. Përpos faktit që kamera u fokusua disa herë te barku i Kleas, gjatë programit Luana pyeti Klean dhe Elgitin “se kur do të sillnin në jetë një talent”. “Po presim të martohemi njëherë,” tha Elgiti gjithë siklet. “Janë punët e Zotit këto o zemër,” shtoi Klea. Të dy nënqeshën. Në një foto të Kleas në Instagram, instruktori i saj i palestrës shkruan: “Gëzuar zemër. Ky vit do të jetë krejt ndryshe”. “Mezi po presss,” ia kthen Klea. Burime për Iconstyle.al konfirmojmë se po, çifti është në pritje të fëmijës së parë.

SHKARKO APP