Klea e ruan me fanatizëm portretin e vogëlushit, por zbuloi një nga tiparet që i do më shumë

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Klea Huta, u bë nënë për herë të parë disa muaj më parë. Prej atij momenti, ajo dhe partneri i saj, Elgit Doda kanë treguar se po jetojnë momentet më të bukura të jetës, edhe pse nuk e kanë zbuluar akoma portretin e djalit duke qenë se ai është akoma shumë i vogël.

Megjithatë së fundmi, Klea ka zbuluar një tipar të të voglit, që duket se ia ka edhe pak ‘zili’. “Jepja qerpikët mami”, shkruan moderatorja krahas fotos ku duken qerpikët e gjatë të vogëlushit. Të gjithë janë kuriozë tê zbulojnë mê shumë nga vogëlushi, duke qenë se prindërit janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it.

 

SHKARKO APP