Klea Huta e tmerruar për vrasjen e 25-vjeçarit: Lotët e nënës s’ia than më kurrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme pas mesnatës në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodian Rasha është qëlluar nga një efektiv policie pa kryer asnjë krim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen.

Fillimisht ka pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë, si justifikimi më i mirë që mund të gjente për të dalë nga ky batak. Burime konfidenciale bëjnë me dije për iconstyle.al se i riu nuk ka patur armë me vete dhe është qëlluar pas shpine.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar personazhe të njohur të showbiz-it, mes tyre edhe moderatorja Klea Huta.

E tmerruar nga kjo ngjarje, ajo ka shkruar një status të gjatë në InstaStory ku shpreh revoltën për këtë veprim të kobshëm.

“Vetëm para pak orësh mora lajmin e kobshëm të vrasjes së 25-vjeçarit. Cfarë po të ndodh o vendi im? Si vritet një fëmijë nëne me plumb në zemër në mes të natës nga një polic i shtetit? Siii? As që dua t’ia di për shkakun. ai mund të ishte babai, burri, vëllai, kushëriri im, shok e mik, mund të isha unë por mbi të gjitha është jetë njeriu që ti policia e shtetit tim e vrave e ja preve jetën e ëndrrat në mes. Drejtësia të bëjë detyrën dhe pse jetën nuk ia kthen më mbrapsht atij e lotët e nënës s’i than dot kurrë më. Nuk mund ta besoj që kjo ndodhi në vendin tim. Jam e tmerruar.”- janë fjalët e Kleas.

SHKARKO APP