Kledi Hysa dhe Evi Reçi do bëhen prindër për herë të parë?

Duket se së shpejti një prej çifteve të njohura në showbizin shqiptar do bëhen prindër për herë të parë. Kledi Hysa dhe Evi Reçi kanë shtuar dyshimet se do bëhen me një bebush.

Evi postoi në rrjetin social ‘Instagram’, një foto nga jugu, poshtë të cilës moderatorja Arjola Shehu ka bërë një koment i cili ka lënë shumë vend për aludime.

“Xoga ime. Diku aty pashë një gjë…thjesht po e them”, ka shkruar Arjola.

Komentit të saj Evi i është përgjigjur me emojin e një këmbe duke shtuar aludimet se mund të jetë shtatzënë.

Çifti prej gati një viti po jetojnë një histori të bukur dashurie. Edhe pse romanca e tyre u zbulua që vitin e kaluar, ata e zyrtarizuan vetëm disa muaj më parë, duke jetuar dashurinë pa frikën e paparazzëve.

SHKARKO APP