Klosi: ”Nuk do thoja që djali im të bëhej politikan”
I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” mbrëmë në Top Channel, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka treguar ndër të tjera se nuk do preferonte që djali i tij të bëhej politikan.
Mes arsyeve, ministri Klosi tha se të qenit politikan është një detyrë shumë e lartë dhe e vështirë po ashtu.
”Është një detyrë shumë e lartë, po ashtu edhe shumë e vështirë. Të jeni shumë të bindur që çdo deputet që është në atë parlament, apo që ka qenë në atë parlament, është aty për një meritë të caktuar. Në qoftë se do më pyesje mua, kurrë nuk do thoja që djali im të bëhej politikan. Politikanët janë njerëzit më të kontrolluar, në zgjedhje apo edhe në këtë emision. Një fjalë e thënë gabim mund të shkatërrojë emisionin, karrierën si politikan apo edhe jetën sociale”.
KOHA JONË SONDAZH

