Koha për ta “djegur”, ja kush nga VIP-at kurorëzon dashurinë me dasëm

U mësuam tashmë që nga çdo fundjavë të kemi nga një dasmëpersonazhesh të njohur për publikun. Teksa të gjithë ishin duke pritur dasmën e Xhensila Myrtezaj me Besin, një dasmë tjetër është bërë. Çifti në fjalë dasmën do ta zhvillojë në muajin shtator, ndërkohë një ish-banore e Big Brother është martuar. jemi duke folur për një vajzë shumë simpatike e cila, ishte pjesë e Big Brother 3, shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndoshta jo të gjithë e kujtojnë emrin e Eridiona Shulit, por nëse kujtoni debatet e ashpra me fituesin e atij edicioni, Jetmirin, me siguri ju vjen në mend portreti i saj.

Pas Big Brother, Eridiona vijoi një jetë tjetër jashtë vëmendjes mediatike, ndonëse si profesion zgjodhi gazetarinë. Pas spektaklit, Eridiona është përfolur si një prej vajzave më të guximshme sa u përket udhëtimeve dhe aventurave edhe të rrezikshme në vende të ndryshme të botës.

Një nga çmenduritë e saj është edhe hedhja me parashutë në Dubai. E përveç eksperiencave nga vende të ndryshme të botës, Eridiona së fundi ka kurorëzuar në martesë edhe lidhjen e saj të gjatë me partnerin francez. Jashtë vëmendjes së të gjithëve, Eridiona dhe partneri i saj kanë mbledhur në ceremoni vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Kush është Eridiona

Ajo është e lindur në qytetin e vogël të Librazhdit, ndërsa jeton dhe punon në Tiranë. ashtu sikurse edhe mediat shkruajnëështë një nga ato persona që ka udhëtuar shumë, e është e gatshme të japë një koment për secilin vend ku ka shkuar, pse jo edhe ndonjë sugjerim për shopping apo argëtime të ndryshme. Ajo ka marrë pjesë në edicionin e 3 të BigBrotherAlbania dhe sigurisht mbahet mend se një nga vajzat që bënte debate të forta. Është larguar nga shtëpia në ditën e 113. Ajo rikthehet në vëmendjen e mediave këtë herë jo për udhëtimet e shumta apo përvojën në BigBrother por për martesën e saj me bashkëshortin francez./Shekulli/

SHKARKO APP