Koleksioni i ri i të brendshmeve nga Victoria Beckham pritet keq nga fansat: Janë fiks për gjyshen time

Publikimet e fotove të të brendshmeve nga linja e re e stilistes Victoria Beckham sollën një “stuhi” reagimesh në rrjetet sociale.

Arsyeja nuk është tjetër veçse fakti që të brendshmet janë të thurura. Sapo fotot u bënë virale në mediat sociale, audienca e saj në internet dhe offline filloi ta pyeste nëse kjo ishte një shaka.

Komentet vazhduan të ishin ironike, me shumë që e quajtën linjën e re të veshjeve dhe të brendshmeve të Beckham-it si “ageist”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas reagimeve të komenteve, postimi u hoq nga Instagram dhe tashmë ekziston vetëm në Twitter, ndërsa në të njëjtën kohë komentet negative “zhduken”. “Nëse kjo është modë, nuk e dua… Por për gjyshen time do të ishte mirë” shkruanin shumë nga komentet në postimin “e hequr”, sipas gazetës spanjolle Marca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?