Komentet negative dhe linçimi, gjyshja e Kiarës përfundon në spital
Situata e Kiarës me Efin brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 2” dhe gjuha e rëndë në rrjete sociale, me komente negative që ka marrë moderatorja kanë ndikuar në gjendjen shëndetësore të gjyshes së saj.
Sipas kushërirës së Kiarës, gjyshe Leta e cila është e njohur për publikun, nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital. Në një emision televiziv, i bëri thirrje komentuesve që të bëjnë kujdes me reagime për shkak të gjendjes së familjarëve.
”Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe. Ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”,-tha kushërira e Kiarës.
Edhe babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur. Ai tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.
Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia. I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.
Kiara tani është njeri publik dhe po luan mirë.