“Koncerti i vajzave”, Rita Ora: Mesazhi është përtej spektaklit

Artistet shqiptare premtojnë një spektakël të vërtetë sot në mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Protagonistja e koncertit, Rita Ora, gjatë konferencës për shtyp, para orë para eventit, tha se ka zgjedhur të jetë një koncert vajzash. Ardhjen në Shqipëri dhe performancën e sotme, e sheh përtej argëtimit, e sheh si një mundësi për të përcjellë mesazhe për gratë.

“Të paturit një kohort grash, vajzash, është shumë e rëndësishme për mua dhe patjetër jam krenare që kishim mundësi të bënim një gjë të tillë me prezencë të vajzave dhe grave. Për mua, mesazhi është përtej të paturit një koncert. Është më i thellë se aq. Prezanton shoqërinë tonë, traditat tona”.

Në koncertin që do të jetë falas për të gjithë e që do të nisë në orën 20:00, do të ngjiten në skenë disa nga vajzat më të talentuara shqiptare, si Kida, Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Efi Gjika. Prezantuese e koncertit është Luana Vjollca.

SHKARKO APP