Konfirmohet banori i parë i BBVA5, moderatori në mbyllje të emisionit: Shihemi në shtëpi

Anxhelo Haruni do të jetë banor i parë i ”Big Brother Albania Vip 5”, i cili nis nesër në Top Channel. Ai njoftoi se është gati të nisë garën në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri.

”Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent. Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj.

Në Big Brother nuk shkon një rol, një plan, shkon njeriu. Dhe ajo që do të shihni nuk është versioni i moderuar, por versioni i vërtetë: me gabime, emocione, forcë dhe dobësi. Një version ndryshe nga ai që keni parë deri sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresoj që kjo mbështetje të më shoqërojë edhe në këtë udhëtim të ri, me synimin për të shkuar deri në fund. Faleminderit për gjithçka. Tani shihemi brenda shtëpisë”, u shpreh Haruni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?