Konfirmohet lidhja e yllit të “Fifty Shades” me muzikantin e njohur
Marrëdhënia e Dakota Johnson dhe Chris Martin sapo ka bërë një hap të madh përpara. Aktorja 28 vjeçare e “Fifty Shades Freed” dhe lideri i Coldplay, 40 vjeç, morën pjesë në festën e 60-të të ditëlindjes së Ellen DeGeneres së bashku të shtunën. Të dy u pane, duke mbajtur duart ndërsa po flisnin me Drew Barrymore. Martin dhe Johnson po mbanin duart e njëri-tjetrit dhe po buzëqesnin, ndërsa po bisedonin me Barrymore dhe të dashurin e saj. Aktorja dhe muzikanti kanë disa kohë që kanë nxitur thashetheme për lidhjen e tyre, qëkur u panë në një darkë në Los Angeles. Ata ishin “komod, të qeshur dhe të dashur”, tha një burim në atë kohë, duke shtuar se ishin vetëm ata të dy në darkë.