Koronavirus prek Game of Thrones, aktori i njohur i serialit rezulton pozitiv

Covid-19 nuk po kursen as politikën dhe as figurat e artit. Tom Hanks, fituesi e Oscar konfirmoi të premten që ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa sot konfirmohen edhe 2 aktorë të tjerë të prekur.

‘Armiku i padukshëm’ ka prekur edhe yllin e Game of Thrones. Aktori norvegjes, Kristofer Hivju i cili në serialin e njohur luante personazhin e dashur Tormund ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe tani është vetëizoluar në shtëpi me familjen e tij.

“Jam mirë, vetëm kam pak simptoma të ftohti”- shkruan Hivju. Ai gjithashtu i bën thirrje të gjithë fansave të tij që të kenë kujdes, të lëna duart sa më shpesh, të mbajnë një distancë prej 1.5 metrave nga të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe aktori i njohur anglez Idris Elba ka rezultuar pozitiv Covid-19. 47 vjeçari është izoluar në shtëpinë e tij. Lajmin e infektimit të tij e bëri publik vetë aktori me anë të një videoje në Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?