”Korrupsioni” në Big Brother, Luizi flet hapur: Mbaron vetëm me këtë veprim të produksionit
Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli me mënyrat e tij ka shprehur disa herë pakënaqësitë që ka ndaj produksionit. Së fundmi, teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh, Luizi ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara.
Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerrë atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi. “Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën”,-tha Luizi.
Kujtojmë se disa javë më parë ishim shumë afër një noniminimi “kokë më kokë” me Oltës dhe Luizit, POR në momentin e fundit “Vëllai i Madh” ndryshoi rregullat duke çuar të gjithë banorët në nominim dhe duke shmangur kështu nominimin me Olta-Luiz.