Kourtney Kardashian nostalgjike, poston foto të disa muajve më parë

Kourtney Kardashian ka shpërndarë disa foto nga e kaluara me një fustan të gjelbër.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Anëtarja e familjes Kardashian ka shpërndarë disa foto, me një fustan të çarë në pjesët e perparme, dhe mbrapa kurrizit, në fillim në kuzhinë dhe më pas pranë një pianoje, duke treguar format e saj perfekte.

Fotot janë bërë në fillim të këtij viti para se të shpërthejë në tërë botën pandemia e koronavirusit, e cila ka detyruar njerëzit të vetizolohen.

Bukuroshja 40 vjeçare ka shkruar bashkangjitur fotove “’ABCDEFG pershendetje.’

Kjo frazë është përdorur në një episod të vjetër të “Keeping Up With The Kardashian” me Scott Disick. Motra e saj Kylie Jenner dhe nëna Kris Jenner po ashtu janë argëtuar me këtë frazë në fillim të kësaj jave.

SHKARKO APP