Krenon Shqipërinë, Rita Ora fiton çmimin më prestigjoz në Londër

“Ethnicity Awards 2023” u dominua nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Në eventin prestigjoz, i cili u mbajt në Londër, artistë dhe figura të ndryshme publike marrin vlerësime në lidhje me aspekte të ndryshme të veprimtarisë së tyre.

Kësaj radhe, gjatë eventit të moderuar nga Loose Women, Judi Love, Rita Ora mori çmimin “Aristja muzikore më e mirë e vitit”.

Lajmi është bërë i ditur dhe nga vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Ethnicity Awards, i organizuar në partneritet me HSBC UK, nderon çdo vit njerëzit më me ndikim nga komuniteti me ngjyrë, ata aziatikë dhe etnikë të pakicave në Mbretërinë e Bashkuar për arritjet dhe punën e tyre për të promovuar, diversitetin dhe përfshirjen.

SHKARKO APP