Kreshnik Behrami fiton zemrat e audiencës, ngjitet në vendin e 6-të në ”Mister Universe”
Kreshnik Behrami, përfaqësues i Kosovës në garën prestigjioze ”Mister Universe 2026”, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe më gjerë. Që nga momenti i zyrtarizimit të tij si kandidat për Kosovën, mbështetja për të ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Aktualisht, ai renditet në vendin e 6-të nga 52 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, një rezultat që pasqyron përkrahjen e fuqishme të publikut shqiptar dhe diasporës.
Me një histori frymëzuese që nis nga Mitrovica e Kosovës dhe vazhdon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kreshniku po e shfrytëzon këtë platformë për të promovuar kulturën, talentin dhe potencialin e të rinjve kosovarë në arenën ndërkombëtare.
Përmes këtij përfaqësimi, ai synon të jetë një zë motivimi për brezin e ri, duke i inkurajuar ata të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen përballë sfidave të jetës. Mbështetja e publikut mbetet një element kyç në rrugëtimin e tij drejt finales së madhe, e cila do të mbahet më 20-27 shtator në Los Anxhelos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për të votuar, klikoni KËTU
KOHA JONË SONDAZH



