Kritiku i njohur i filmave pezullohet nga puna për blerjen e ndjekësve

Kritiku i filmave, Richard Roeper është pezulluar përkohësisht nga Chicago-Sun Times për blerjen e ndjekësve të rreme të Twitter.

Gazeta bëri njoftimin mbrëmjen e së hënës (31 janar 2018). “Ne u bëmë të vetëdijshëm gjatë fundjavës për llogarinë e Tëitter të Rich Roeper. Po hetojmë për këtë cështje. Nuk do publikojmë ndonjë rishikim për të derisa hetimi të përfundojë,” – tha kryeredaktori Chris Fusco në një deklaratë.

Ndërkohë kritiku nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për të komentuar ngjarjen. Hetimi filloi nga një raport i The New York Times gjatë fundjavës ku Roeper kishte më shumë se 224 mijë ndjekës. Por nuk thuhet numri i qartë i ndjekësve që mund të kishte blerë.

SHKARKO APP