Kroatja është mërzitur nga ngjashmëria me Kim Kardashianin

Falë ngjashmërisë së pabesueshme me yllin Kim Kardashian, make up artistja kroate Jelena Periq ka një milion ndjekës në Instagram.

Me dukjen dhe trupin e saj, ylli i rrjeteve shoqërore thjesht ngatërron njerëzit në mbarë botën.

“Ata shpesh më krahasojnë mua me Kim Kardashian. Është një kompliment i madh, por nganjëherë mund të mërzitem”, tha Jelena për Daily Mail.

Të habitur nga ngjashmëria, fansat shpesh lënë komente për pamjen e tyre dhe më interesante është pyetja e një fansi, se pse Jelena nuk po publikon fotot e Norte dhe Kanye West në profilin e saj.

SHKARKO APP