Kryeministri i Spanjës bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga Eurovisioni, por populli i tij i dha 10 pikë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez kërkon që Izraeli duhet të përjashtohet nga Konkursi i Eurosongut për arsye solidariteti me popullin palestinez, që po përjeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve. ”Nuk mund të kemi standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për kulturën”, u shpreh Pedro Sánchez. Ai iu referua precedentit të kaluar, duke vijuar argumentin se nëse Rusia u përjashtua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës, atëherë as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë.

”Përkushtimi i Spanjës ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, ashtu siç duhet të jetë për të gjithë Evropën. Të solidarizohemi me popullin palestinez, që jeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve”, tha Sanchez mes të tjerash, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.

Ai këmbënguli se nuk mund të kishte dy standarde edhe në fushën e kulturës dhe artit. Të shtunën, televizioni publik spanjoll sfidoi organizatën që administron Eurosongun, Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU), e cila e kishte paralajmëruar që të ndalonte referencat për sulmin në Gaza, duke kërcënuar me sanksione. Edhe pse juria e Spanjës nuk i dha pikë Izraelit, populli spanjoll i dha 10 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?