Kryeministrja shtyn dasmën e saj për shkak të Covid-19: Kështu e ka jeta
Covid-19 po lë pa dasëm edhe të parën e Zelandës së Re. Kryeministrja Jacinda Ardern është detyruar të shtyjë martesën e saj për shkak të masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria e saj për të frenuar përhapjen e llojit të koronavirusit Omicron.
“Martesa ime nuk do të bëhet,” u tha Ardern gazetarëve, duke shtuar se i vinte keq edhe për çiftet e tjera që ishin gati të martoheshin dhe u prekën nga kufizimet e reja.
Kryeministrja nuk e kishte zbuluar datën e dasmës me partnerin e saj prej kohësh Clark Gayford , por kishte spekulime se e kishin planifikuar të mbahej së shpejti.