Ku ndodhet Berkan, këngëtari që dikur çmendte vajzat?

Me siguri të gjithë e mbani mend Berkanin, këngëtarin që pati shumë sukses në vitet 2000 pasi publikoi disa video klipe e mori pjesë në kompeticione muzikore.

Berkan për një kohë të gjatë hoqi dorë nga muzika dhe u zhduk nga jeta publike. Berkan Ahmeti është martuar dhe ka krijuar familjen e tij.

Ai është baba i një vajze me të cilën poston shpesh foto. Në vitin 2017 ai u rikthye me këngën “Ola”, por më pas u zhduk sërish duke i munguar publikut.

Vitin e kaluar u tha se Berkan do të rikthehej në muzikë, por nuk ndodhi. Na mbetet të presim ende derisa Berkani t’i rikthehet skenës muzikore dhe publikut që e do shumë e vazhdon t’i dëgjojë këngët e tij, Xing.al.

SHKARKO APP