“Kumud” e serialit “Sarasvatiçandra”: Ndarja nga bashkëshorti më ka bërë…

Jennifer Winget ose e njohur nga publiku shqiptar si ‘Kumud’ personazhi kryesor i telenevolës indiane ‘Sarasvatiçandra’ ka dhënë një intervistë shumë interesante, në të cilën ka treguar shumë për jetën e saj private.

Përpara dy vitesh ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj, Karan Singh Grover, dhe për këtë shkak pati edhe një pauzë në karrierën e saj. Në intervistën e dhënë ajo është shprehur se kjo gjë e ka bërë më të fortë dhe është formuar më shumë si person.

E pyetur nëse do të mbetet mikeshë me bashkëshortin e saj ajo është shprehur: “E pse jo? Kemi ndarë kaq shumë gjëra me njëri-tjetrin. Çdo njeri ka të mirat dhe të këqijat e veta. Duhet të njohësh të këqijat e tjetrit, por të fokusohesh tek të mirat, sepse të gjithë kemi të metat tona.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?