“Kur e humbe virgjërinë?”, Albana Osmani jep përgjigjen e papritur

Prezantuesja Albana Osmani, pjesë e  “Kutia e pyetjeve”  në Prive ka zbuluar shumë gjëra të reja. Përpos punës dhe fondacionit, fansat bënë pyetje edhe më personale: Nëse do të lidhej me ndonjë të huaj, pse jeton vetëm e teksa përgjigje tejet interesante dha me një pyetje që e dëgjojmë shumë shpesh. “Kur e humbe vírgjërinë?!”, ka pyetur një ndjekës. Albana tha se kjo pyetje për mendimin e saj është një mentalitet i gabuar dhe ndonjëherë thotë me vete: “Ende bëhet kjo pyetje”.

“Për kuriozitetin tuaj kam qenë 52 vjeç kur e kam humbur virgjërinë”, thotë moderatorja me humor, duke i lënë sërish konfuz ndjekësit e saj për pyetjen e bërë. U bë kohë që moderatorja po qendron larg ekranit, dhe nuk dihet më asgjë për jetën e saj private, apo për ndonjë lidhje të mundshme.

Ajo tha gjatë intervistës që jetonte ende me prindërit e saj, ndërsa shtoi se në këto kohë karantine jeta po i dukej shumë e shkurtër dhe ishte duke menduar edhe martesën. “Unë jetoj ende me prindërit, në shumicën e kohës, pasi ata kanë edhe fëmijë të tjerë, tek të cilët shkojnë herë pas here”, tregoi moderatorja, për të cilët tha se ndihej me fat se i kishin mësuar se çfarë ishte liria.

SHKARKO APP