Kush do shkojë në Eurovision? Del lista me 28 emrat e këngëtarëve për në Festivalin e Këngës

Janë zbuluar më në fund emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e fundvitit. Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, me drejtore artistike artisten Elhaida Dani, ka shpallur zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën magjike të këtij edicioni.

Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e festivalit një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e tyre muzikore.

Mes emrave që do të garojnë këtë vit është këngëtarja shumë e dashur nga Kosova, Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët. Po ashtu, në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63-të u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”. Një tjetër rikthim është ai i artistit Vedat Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit, për katër net me radhë, kur publiku do të ketë mundësi të shijojë muzikën e artistëve të tij të preferuar. Nata e parë dhe e dytë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet nostalgjisë një natë shumë e dashur për publikun ndërsa nata e katërt do të jetë finalja e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e plotë

2 FARM
ALIS
EGZON PIRECI
ENDRI KAÇAÇI
ENXHI NASUFI
ERAND SOJLI
ERIK LLOSHI
EVI REÇI
FIFI & TIRI GJOCI
FRENSI
GERTA MAHMUTAJ
GHITI
GRESA GJOCERA & BLEDI KASO
INIS NEZIRI
KAMELA ISLAMAJ
KIMI
KLEANSA SUSAJ
LORENC HASRAMA
LUNA ÇAUSHOLLI
MALVINA LIKAJ
REZARTA SMAJA
RIGERSA LOKA
SARA KAPO
SAVJANA VJERDHA
SHEILA
SIHANA HAXHNIKAJ
THREEX
VEDAT ADEMI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?