Kush do të rikthehet në Big Brother? Gjesti: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Gjesti është përballur me një vendim të rëndësishëm. Ai duhet të përzgjedh disa ish-banorë që do të riktheheshin në shtëpi dhe do të bëheshin sërish pjesë e garës. Ky zhvillim nuk i ka pëlqyer aspak Gjestit, i cili është shfaqur i irrituar dhe ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.

Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk dëshiron t’i shohë më me sy ish-banorët që janë eliminuar dhe se nuk pranon një rikthim të tillë në lojë. Në përpjekje për ta qetësuar, Gerta ka ndërhyrë për t’i shpjeguar se kjo është pjesë e lojës dhe se duhet ta pranojë si një sfidë strategjike.

Gjesti ka vazhduar të këmbëngulë se një vendim i tillë e ka zhgënjyer dhe madje ka kërcënuar se do të largohet nga shtëpia nëse i imponohet diçka e tillë. Ky moment ka shkaktuar debat mes banorëve dhe ka ngritur pikëpyetje mbi vendimin e tij për të vijuar garën. A do ta mbajë fjalën Gjesti apo do të gjejë një mënyrë për ta përballuar këtë sfidë?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?