Kush e bëri Ardit Gjebrean për të qarë?

“Ardit Gjebrea! Si kurrë më parë. Në Familje!” shkruhet në një ekran të zi, shoqëruar me tinguj shpërthyes. Ndërmjet teksteve, shfaqet Ardit Gjebrea në zyrën e Kryebashkiakut Veliaj. Ç’po ndodh? Ardit Gjebrea do të jetë i ftuar këtë të dielë në “Familja” në Tv Klan dhe lajmin e dha vetë moderatori, Turjan Hyska përmes videos së mëposhtme.

https://www.instagram.com/p/Br5gEbOAlli/?utm_source=ig_embed

Në një tjetër fragment, Anna, vajza e Arditit qëndron pas tavolinës së Veliajt, teksa ky i fundit dhe vetë Arditi e shohin duke buzëqeshur. “Ti je Arditi i të gjithëve, ama unë jam Anna e Arditit dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur,” i thotë Anna, duke e përlotur. Në fund të videos, teksa përqafon të bijën, Arditi kthehet dhe vë re djalin, Jonin e habitet. Nuk ia kemi idenë ç’po ndodh këtu, por duket dramatike, prekëse dhe e ëmbël. 10/10 na intrigoi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?