Kush je, s’të njoh? Ironi mes Julias dhe Eglës: Do merrem nesër me ty! Juli: Kam dyshimin se jashtë…
Banorët e rinj në ”Big Brother Albania Vip 3”, kanë sjellë edhe dinamika të reja. Aktorja Julia Ilirjani duket se lojën e saj e ka nisur me Eglën. Ato janë përfshirë në një debat edhe spektaklin e sotëm, pasi Egla pretendon se nuk e njeh jashtë. Juli hodhi aludimet se dy aktoret mund të njihen nga jashtë dhe debati është i stisur.
Julia: këto dy ditë ka fjetur gjumë.
Egla: Ke pasur zyrën për popullin të mbyllur.
Julia: Ti Egla nesër fillon me mua.
Egla: Ka një defekt shumë të vogël që nuk është Yllka Mujo dhe e përshëndes shumë. U ofendua kur e pyeta kush je sepse nuk e njihja. Julia ka një impostim të lartë, do t’i thoja të shohë ku ecën se mund të rrokulliset.
Julia: Impsotimin e kam se nuk dua të më duken rrudhat e qafës. Egla duke e parë nga jashtë dhe brenda, faktin që të pyet me një portret kush je ti, ça je ti? Këto janë ato që nuk më pëlqejnë farë. Ishte siç e mendova. Qëllimi im është të argëtohem, nuk do harxhoj kohë me ty Egla. Kur të dalësh kërko dhe do ta gjesh.
Juli: Dinamit e ka thënë Ilnisa, un thash duhet pasur kujdes. Se ç’kam një parandjenjë që Julia dhe Egla mund të jenë shoqe dhe e bëjnë.