Kush ka thyer rekord? Rita Ora ”kunj” ndaj Dua Lipës: Në Kosovë mblodha 300 mijë njerëz
Të dyja shqiptare, por “armike”. Nuk kanë raporte me njëra-tjetrën, edhe pse janë pjesë e një tregu muzikor. Dua Lipa, shqiptarja që mbushi si kurrë më parë sheshin “Skëndërbej” dhe dha një koncert të paparë për 110 vjetorin e Pavarësisë, u tha se theu një rekord botëror.
Sipas faqes “Dua Lipa Today”, në koncert kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë, duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner. Këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.
Pas këtyre lajmeve, këngëtarja Rita Ora ka shpërndarë një postim ku thuhet se ajo në vitin 2018 ka mbledhur 300.000 njerëz në Kosovë dhe 250.000 në Shqipëri.