Ky brand ka bërë namin gjatë 2018-s dhe e kuptojmë pse

Google publikoi raportin e përvitshëm i cili nxjerr në pah veset dhe zakonet e përdoruesve, pra veset dhe zakonet tona, përgjatë 12 muajve të kaluar. Kur vjen puna te moda, rezultatet mund t’ju habisin pak.

Lista e kërkimeve në modë për 2018 ka ndryshuar drastikisht duke nisur nga firmat luksoze parisiane e deri te firmat e përballueshme. Brande të pakoha si Louis Vuitton, Gucci, Alexader McQueen dhe të tjerë u përfshinë në listë, por asnjëra nuk meritoi vendin e parë.

Fashion Nova është firma e veshjeve më e kërkuar gjatë 2018-s. Vitin e shkuar ishin të katërtit në listë, ndërsa këtë vit ia kaluan Gucci, Supreme e të tjerë.  Cardi B solli në treg një koleksion në bashkëpunim me Fashion Nova, ndërsa kompania vetë zgjeroi katalogun duke ofruar edhe veshje për burra. Sigurisht, kopjimet e veshjeve të festës së ditëlindjes së Kylie-t patën rolin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?