Kylie i merr fronin “Mbretëreshës së Instagramit”, ja sa shumë u pëlqye fotografia e vajzës
Me 800 milion përdorues, Instagrami është rrjeti social i dytë më i përdorur pas Facebook. Postimi i fotove, risitë që përfshijnë videot live, historitë 24 orëshe, albumet etj e kanë shndërruar këtë hapësirë virtuale një një komunitet të vërtetë ku njerëzit shkëmbejnë ide, e përdorin për qëllime biznesi e shumë arsye të tjera.
Deri më tani Mbretëresha e Instagramit ishte Beyonce me foton e shkrepur gjatë periudhës së shtatzënisë, por tani këngëtarja duhet t’i lërë fronin Kylie Jenner, sepse me foton e fundit që 20 vjeçaria ka postuar ka thyer rrjetin !
E porsoalindura Stormi Webster ka shkaktuar një stuhi pëlqimesh në instagram dhe fotografia e publikuar vetëm dy ditë më parë është pëlqyer afërsisht 15 milionë herë ! HarpersBaazar