Kylie Jenner, bukuroshja tërheqëse e fjetur

Kylie Jenner ka qenë duke punuar pa pushim për linjën e re të grimit “Stormi” e cila do të dalë në shitje më vonë.

Në llogarinë zyrtare të kompanisë së saj “Kylie Cosmetics” miliarderja 22 vjeçarja ka publikuar disa fotografi gjatë realimit të fotosesionit për linjën e re të produkteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna e një vajze u shfaq me një fustan të bardhë, ndërsa ishte e mbështetur në një shkëmb, me lule orkide dhe flutura rreth tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jenner e cila jeton në një rezidencë në Hidden Hills, California, kishte veshur një fustan të bardhë dantelle pa supe, me pika të vogla në të. Ylli i “Keeping Up With Kardashians” dukej si “Bukuroshja e fjetur” e kohëve moderne.

Me ndjekësit e saj, Kylie Jenner publikoi fotografi edhe me vajzën e saj Stormi e cila po feston dhe dy vjetorin e lindjes, të shtrira në një peizazh të gjelbër të mbushur përplot me lule.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?