Kylie Jenner sërish shtatzënë? Zbulohet e vërteta

Një video ku fansat menduan se personazhi televiziv Kylie Jenner deklaroi se ishte në pritje të ëmbël ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo video vjen nga ditëlindja e motrës së saj, Khloe Kardashian, ku dikush dëgjohet duke thënë “Jam shtatzënë”, dhe të gjithë kanë aluduar se është Kylie.

Por sipas “E! News” është konfirmuar se ka ndodhur një ngatërresë, pasi nuk ka qenë ajo që është shprehur në këtë mënyrë.

Por kjo nuk hedh poshtë mundësinë se në një të ardhme të afërt ajo mund të bëhet nënë për herë të dytë.

“Kylie flet shpesh për një fëmijë tjetër. Ajo dëshiron shumë që të ketë një fëmijët dytë me Travis dhe mund të jetë sërish shtatzënë nga viti tjetër”,-janë shprehur burime pranë saj nga “E! News”.

Kylie Jenner prej më shumë se një viti është nënë e një vajze, Stormit të vogël së bashku me partnerin Travis Scott.

SHKARKO APP