Kylie Jenner tregon se si luan me vajzën e saj, Stormi

Kylie Jenner është e dashuruar me jetën e saj të re dhe tashmë një pjesë e madhe e postimeve të saj në rrjetet sociale na tregojnë detaje nga bebushja e saj. Së fundmi 20-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Snapchat një video të shkurtër, ku shfaqet duke mbajtur në dorë këmbën e vogël të vogëlushes së saj. Ajo u shpreh se e adhuron faktin që është nënë dhe sytë i ka vetëm nga vajza e saj. Edhe pse Kylie nuk nuk ka shfaqur foto të Stormi në rrejtet sociale ajo është shprehur se vogëlushja i ngjan shumë. Gjatë ditës ato luajnë së bashku duke ndryshuar veshjet dhe ndonjëherë duke u kombinuar me të njejtin stil.

SHKARKO APP