Kylieskin “zhduket” për 4 minuta nga tregu

Mëngjesin e sotëm një ndër influencueset më të mëdha të botës së modës dhe kozmetikës, Kylie Jenner, ka nxjerrë në treg produktet më të reja për përkujdesjen e lëkurës. Çudia më e madhe ndodhi menjëherë pas daljes në treg, në vetëm 4 minuta produktet e Kylieskin u shitën. “U shitëm për 4 minuta këtë mëngjes”, shkruan Kylie në Instagramin e saj. Më tej ajo falenderon të gjithë ata që i kanë besuar produkteve të saj si edhe bën me dije se me 10 qershor këto produkte do jenë sërish në gjendje. Sigurisht ajo çfarë pritet ashtu si herën e parë është që këto produkte “të zhduken” në vetëm disa minuta pas lançimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?