“Lajmet për shpenzimet marramandëse në dasmë, thashetheme”

I ftuar në PopCulture në Top Channel këtë të premte ka qenë moderatori kosovar Labinot Gashi, i njohur si Labi, i cili ka zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe profesionale gjithashtu.

Vitin e kaluar Labi dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore. Por i pyetur për njohjen me bashkëshorten, Labi u përgjigj: “Bashkëshortja ime është artiste. Me Qëndresën jemi njohur për shkak të punës, por edhe shoqërisë. Kemi katër vite së bashku dhe dashurinë e kurorëzuam në martesë. Ne kemi bërë një dasëm normale, pavarësisht spekulimeve në media për shpenzime marramëndëse. Të ftuar në dasëm ishin personazhe të njohura, miq dhe familjarë të shumtë”.

Përsa i përket fushës profesionale Labi ka zbuluar se ka marrë shumë oferta nga televizionet e tjera, të cilat ai i ka shqyrtuar për realizimin e prokjeteve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas 17 viteve punë në të njëjtin tv, mendoj se kishte ardhur koha për të tjera projekte në televizione të tjertër. Kam pasur shumë oferta nga televizionet e tjera, por sërish pyes veten ku të shkoj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?