Lajmi i fundit për ardhjen e Rita Orës në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen e yllit botëror të muzikës pop, me prejardhje nga Kosova, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj, nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00 para shikuesve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja me famë botërore Rita Ora”, ka thënë Behramaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shënimi i 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme. Ndërkaq manifestimi qendror do të zhvillohet më 17 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?