Lali Erit i kërkojnë të sjellë BTS, grupi korean që fiksoi shqiptarët

Pyetjet e fundit për vitin 2018 që iu bënë lali Erit janë këto:

-A ekziston Babagjyshi?
-A flenë kryebashkiakët?
-Ku t’i gjejmë këto pulovrat e festave?
-Sa libra duhet të lexojmë për t’u bërë të zgjuar?
-A është e lehtë të ndërtosh një park lojrash?
-A mund t’i zgjasim ca më shumë Krishtlindjet?
-A do e sillni grupin BTS në Tiranë?

Grup korean? Aman se s’kemi terezi. Jo, s’është si gjithë të tjerët. Në fakt këta shtatë djem po bëjnë namin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më fal, shtatë? Po, këta janë Jin, Suga, J-Hope, Rap Monster, Jimin, V dhe Jungkook, të gjithë në të njëzetat. Të shtatë përbëjnë grupin BTS dhe këndojnë K-pop të përzierë me rep. Kanë diku te 20 milion fansa në gjithë botën dhe ky është një minimizim i situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pse janë të famshëm këta? Të shtatë anëtarët u bënë bashkë nga shtëpia diskografike Big Hit dhe patën sukses të papritur në 2015-n, pasi publikuan këngën “I need you”. Nga aty, gjërat morën përmasa të papërshkrueshme.

Po përpiqu t’i përshkruash një herë. Mirë. Në 2017-n, shitën 12,500 bileta për dy orë… në Kili. Kur BTS shkoi në Sh.B.A. për të performuar në American Music Awards në 2017-s, Ellen Degeneres e përshkroi situatën në Los Angeles “njësoj sikur të kishin ardhur the Beatles.” Në një koncert, niveli i ulërimave nga fansat kapi 127 decibel, goxha mbi limitin ku dëmtohet dëgjimi…

Ok, e mora vesh. Mjaft. Ka më, ki durim. Albumi i fundit, i quajtur “Love Yourself: Tear” debutoi në vend të parë në US Billboard 200 duke u bërë albumi më i sukesshëm i BTS në Amerikë, albumi i parë K-pop që futet në klasifikime dhe albumi më i suksesshëm aziatik.

Këta kanë fansa në Shqipëri? Kanë, sigurisht. Ç’kemi ne më pak nga bota. Fansat e BTS quhen ARMY.

BTS (방탄소년단) 'IDOL' Official MV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?