Lë fenë islame dhe rikthehet me këngë të reja? Fero thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

Fero i cili është në krye të lajmeve rozë për çështjen me ish-gruan, këtë herë ka ka dhënë një deklaratë befasuese për fansat e tij, dhe lidhet me muzikën. Ai përmes një postimi në InstaStory ka bërë të qartë se rikthimi i tij në muzikë nuk është i mundur.

Ish-reperi i cili së fundmi ka ndryshuar emrin artistik në Khattab, ka shkruar se nuk duhet të mbahen shpresa për muzikën e tij. ”Për muzika mos mbani shpresa hiç, kjo s’ka mundësi me ndodh, edhe pse e di që e ndjeni mungesën time, i kam parë ato tiktok-at që ma shumë ju mungon muzika jem se ex-at (ish-at) e juve, ama mos mbani shpresa”, ka deklaruar Fero.

Ky lajm vjen si një zhgënjim për fansat, të cilët kanë shprehur shpesh në rrjetet sociale se u mungon muzika dhe stili i veçantë i reperit. Me kalimin e viteve, Fero ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe është bërë një nga figurat më të njohura të skenës shqiptare të hip-hopit.

SHKARKO APP