Ledion Liço: Desh më ra pika, mendova ‘ky është fundi im’
Ledion Liço është një nga moderatorët që numëron rreth 15 vite karrierë në të njëjtin ekran.
Lidhja me radion për të është një magji nga e cila ai nuk mund të shkëputet dot prej 15-vjetësh, këtë ka thënë vetë moderatori.
I pyetur për gafën më të madhe që ka bërë, në 20-vjetorin e Top Radios, Ledioni tha se kishte thënë në transmetim një fjalë të pisët. ‘Nuk ishte edhe aq fjalë e pisët, por sidoqoftë, nuk thuhet as në radio, as në televizion” – kujton me të qeshur Ledioni.
Por nuk ishte aq e kapërcyeshme: “Dhe desh më ra pika, se thashë “Ky është fundi im në radio”” – shton ai pastaj, por qesh edhe këtë herë