Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë

Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun.

Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.

Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.

Ai u shpreh se do të jetë një koncert i vërtetë 6 orësh me këngë, performance dhe surpriza.

“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

SHKARKO APP