Ledri Vula rrit temperaturat, ”djeg” me një foto. Tregon muskujt nga dhoma e hotelit

Ai është një nga artistët më të suksesshëm në vend, por edhe një nga djemtë e bukur të showbizzit. Fjalën e kemi për Ledri Vulën, i cili është në krye të lajmeve rozë, si nga bashkëpunimet muzikore, ”lidhja e dashurisë”, por këtë herë ai ka provokuar me një foto nga dhoma e hotelit. Ai ka postuar një selfie, ku shihet trupi i formuar me muskuj. Sakaq, artisti dhe Era Istrefi kanë bashkuar sërish forcat për një tjetër hit veror. “T’lo” mban titullin bashkëpunimi i tyre më i ri që ishte një prej hyrjeve të kësaj jave. Ky është projekti i dytë i dyshes që pas “Shumë Pis”. E në fakt kjo e fundit patjetër që rezultoi një sukses, që edhe sot është një prej këngëve më të dëgjuara nëpër clube e jo vetëm. Nga ana tjetër, “T’lo” është po ashtu një projekt shumë i pëlqyer nga fansat, që me dëgjimin e parë. Por a do ta arrijë suksesin e “Shumë pis”?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?