Leka i kërkon të bëhet çift, Çako: Është xheloz (VIDEO)

Ai është një ndër kantautorët më të talentuar shqiptarë, muzika e të cilit spikat dhe ka një identitet më vete. Bëhet fjalë për Pirro Çakon, i cili sot ishte i ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku përveç jetës profesionale foli edhe për jetën private.

Përmesnjë videomesazhi këngëtarja Rovena Dilo sfidoi live Çakon teksa i kërkoi të bashkëpunonin sërish për një rikthim në skenë të të dyve. Ndërkohë Gjergj Leka i kërkoi të fokusohet tek jeta private. ”Muzika shqiptare fitoi Pirro, tashmë s’të mbetet gjë tjetër veçse të gjesh shoqen”, tha Leka në videomesazhin e tij.

Menjëherë pas videomesazhit të këngëtarëve, Çako u shpreh i hapur për bashkëpunim me Dilon teksa shtoi se Leka është xheloz për të ndaj edhe i kërkon të bëhet çift.

”Ata janë dy artistë shumë të rëndësishëm në karrierën time. Gjergj Leka më futi në histori sërish në 88-ën pasi kënga ime u la, sepse Parashqevia nuk e pëlqente më dhe ai e bëri këngën për gjithë natën. Ai ka shtyrë gjithnjë përpara talentet e rinj. Gjergji tani është xheloz që nuk është vetëm dhe më kërkon të bëhem çift. Unë e di tashmë çfarë është, e kam prekur këtë gjë. Por nëse do të vijë bukur pse jo. Por unë nuk po sforcohem për të qenë çift. Mua ma solli jeta që të mos vazhdoja, por kam lënë 30 vite aty. Në këtë moment jam stop. S’po e bëj me qëllim, ndaj edhe Gjergjit i them: Je xheloz”.

Rudina/ Pirro Çako flet per jeten private (23.02.2018)

SHKARKO APP