Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letër për Capital T!

Showbiz E shtunë, 17 Gusht 2024 17:37
Letër për Capital T!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Redjon Shtylla

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

…nuk di sesi ta nis, por di që nisi nga ligësia që sytë më preken mbi disa tituj në social media, që më prekën për ”Time Capsule III-The Return”, sepse e kam përjetuar si të jetë diçka brenda meje ky koncert. Por për ta nisur po më ndihmon motivi, edhe pse pas një diskutimi me veten për këtë letër, a duhet ta bëj apo jo. E kam thjeshtësisht të lehtë dhe komode, sepse po e nis me atë që unë vlerësoj dhe çmoj pafundësisht tek ti Kapo, (po të drejtohem si mik, ndjesë sepse miqësia krijohet me kohën) djalin e qytetit.

Mund t'ju interesojë

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Para 3 orësh
Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri në përjetësi në zemrat tona

Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri ...

Para 5 orësh
Del data, ja kur nis ”Big Brother Kosova Vip 5”

Del data, ja kur nis ”Big Brother Kosova Vip 5”

Para 11 orësh

Djali i qytetit që për mua mbetet artisti në trevat shqiptare që është qytetari më i çmueshëm në një vend kaotik që rendet drejt muzikës Fast-Food (të dëmshme) dhe skandaleve. Human, njerëzor, ndihmues, falënderues, përkujdesje dhe njeriu që bën ART. Më shumë, e asnjë tepri nuk ka në këto përcaktime. Unë mbështetjen time në Instagram për koncertin e paskam nisur që me datë 24 korrik, jo sepse jam influencer (edhe pse tek këta nuk pashë kërkund suport ndaj teje), por besoj thellë që deri diku kam shkuar tek njerëzit me këngët e tua, me ato që janë të pavdekshme, me ato që unë i quaj ART i jetës së përditshme dhe oksigjen për të menduar dhe reflektuar si ”Rrushe”, ”Propaganda”, ”Fjalët e Nënës” etj, që janë këngë që nuk vdesin kurrë, këngë që nuk ke sesi të mos mbash mend pjesë të tekstit, sepse janë REALE të jetës së përditshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dje isha aty gjatë provave, edhe pse dielli më mori frymën, por unë isha në fushën bosh të stadiumit dhe mora magjinë e parë të këngëve që ti do ti këndoje në mbrëmje, sepse atë që nisa në Instagram, doja ta çoja deri në fund, edhe pse i vetëm. Unë u ngjita lart në skenë, u interesove, më pyete nëse kisha nevojë për diçka, shkrepa dy foto dhe të urova fat për mbrëmjen me një përqafim të ngrohtë. Skenën e kalova nëpër sy në çdo pjesë të sajën, apo edhe sesi stadiumi nisi të mbushej, edhe pse jo full, e pikërisht për këtë fjalë nisi edhe kjo letër, sepse u ndjeva unë keq, kur pashë në një portal një titull abuzues.

Ende nuk e kuptoj ligësinë, dhe aspak më tepër tendencën për të ushqyer keq, për të nxjerrë keq aty ku nuk ka, dhe për të mos thënë të vërtetën, e nëse nuk e ke parë vetë i nderuar njeri që ke postuar, hesht dhe mos posto keq. Kjo ndodh sepse njerëzit që kanë në duar telefona dhe shkrepin disa foto, mendojnë se kanë pushtetin e së vërtetës që shohin veç aty, në ato foto që fiksojnë një fragment që një GJITHËÇKAJE. Këtu lind edhe një tjetër diskutim, më mirë një stadium full që kur del nuk mban mend asnjë këngë, apo një stadium ku bëhet ART, muzikë bio, e gjallë, këngë me vlerë, tekste që janë për çdo ngjarje të jetës. Unë dua këtë të dytën, siç edhe e zgjodha të mbështes Kapon në këtë rikthim në Tiranë.

Pafundësia e njerëzve që ishin mbrëmjen e 16 gushtit në stadiumin ”Selman Stërmasi”, shijuan padyshim një koncert që nisi dhe u mbyll me ART, po po me art, edhe pse në Shqipëri ka humbur vlerë, sepse ka pafundësisht këngë fast-food, që promovojnë krimin, nudizmin, dhe muzikë komerciale, aspak të shëndetshme. Këngë që nuk i japin asgjë rinisë, adoleshentëve, asgjë më shumë sesa një fyrme për të pasur një jetë prej të keqi, një jetë si të jesh mes bandave, e veç ZI. Ti e thua lirshëm dhe reale tek kënga ”Rrushe”, ”Këtu të jesh i drejtë është krim”, dhe rininë tonë po e helmojnë me modele të gabuara, me këngë jo të duhura dhe me sjellje aspak me oksigjen të mirë.

Sytë në asnjë koncert tjetër nuk më kishin parë skenografi që ishin të gjalla me këngët, skenografi që ishin një fantazi e dimensioneve përtej tregut muzikor shqiptar, jo më kot ti je HITMAN. Jo më kot e ke quajtur ”Time Capsule”, dhe ashtu e mbylle projektin e rikthimit në Tiranë, një capsulë magjike, shumëngjyrshe, dimensionale dhe me vlerë. Një artist si ti Kapo, që nuk ka menaxher, por gjithçka e drejton vetë si një kapiten i një anije të madhe, që vlerëson dhe je falënderues për çdo njeriu që duartroket ART-in që ti bën.

Mbrëmë tregove sesi është të bësh një koncert që në damarë ka gjak të muzikës rep, hip-hop dhe muzikë të mahallës me një orkestër LIVE, të gjallë, ku ti kalove këngët e tua ndër vite, ndryshe dhe të punuara në çdo detaj, e që me fjalë nuk di sesi ta jap magjinë e asaj nate, më vjen keq, por më poshtë po ndaj një copëz nga kënga ”Rrushe”. Janë me mijëra njerëz që shijuan dhe kaluam me ty një mbrëmje UNIKE dhe plot ART, qef dhe shumë kërcim dhe unë përpos që nisa rrugën për të të pasur mik, mësova dhe përjetova një koncert që do të mbetet gjatë tek unë.

Po e mbyll këtë letër, duke të të thënë që mbrëmë i vure flakën siç thuhet në gjuhën e rinisë dhe shtove konkurencë tek kolegët, edhe pse koncert me skenografi si Capital T në trojet shqipfolëse askush nuk e bën, jo sepse nuk kanë mundësi, apo edhe sepse nuk munden, por sepse ajo që bën ti Kapo, është diçka që nuk sheh tek pjesa sesi të fitosh, por të krijosh, dhe ti di sesi të krijosh një ”Time Capsule”, me muzikë BIO, të vërtetë dhe që në fund janë këngë që nuk sesi të vdesin.

Kjo letër është nga miku jot më i ri!

Etiketat e lidhura

Capital TRedjon ShtyllaTime Capsule IIITrim Ademi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.