Letra nga Mbretëresha Elizabeth II: Camilla të njihet si “Mbretëresha Bashkëshorte”

Mbretëresha Elizabeth II në një letër shpreh shpresën se kur djali i saj Charles të bëhet mbret, gruaja e tij Camilla do të mund të marrë titullin e Mbretëreshës Bashkëshorte. Sovrania 95-vjeçare shprehu një “dëshirë të sinqertë” që “Camilla mund të njihet si Queen Consort”.

“Kur djali im Charles do të bëhet mbret e di që ju do t’i garantoni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dhe kjo është shpresa ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla njihet si Bashkëshortja e Mbretit”, shkroi Elizabeth në mesazh.

Mesazhi i Mbretëreshës që shënon ngjitjen e saj në fron në 1952, adreson drejtpërdrejt çështjen e pazgjidhur të titullit të ardhshëm të Dukeshës së Cornwall-it.

“Queen Consort” i referohet bashkëshortes së një mbreti në pushtet dhe do të thotë “Mbretëresha Camilla” si titulli i saj i ardhshëm.

SHKARKO APP