Liam Mandiaro del nga burgu, dhe sonte rikthehet në ”Big Brother Vip 3”

Arrestimi i Liam Mandiaro brenda ambienteve të shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3” ishte lajmi i cili qarkulloi me ditë të tëra në mediat shqiptare. Arrestimi i tij e befasishëm brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, për shkak të një dënimi të pashlyer vite me parë, u komentua gjerë e gjatë.

Por Liami është liruar dhe mbrëmjen e kësaj të marte pritet të suprizojë shqiptarët dhe banorët e shtëpisë. Lajmin se ai ka lënë ambientet e burgut është bërë me dije nga gazetarja, Dasara Karaiskaj. Ajo ka publikuar një foto ku shihet teksa darkon në prezencën e Liamit i cili sapo ka lënë qelinë e burgut.

Në faqen zyrtare të Big Brother Vip 3, është publikuar axhenda e asaj çfarë do të ndodhë sot. E kryesore është vendosur fotoja e Liamit bashkangjitur: Liam Mandiaro rikthehet në shtëpinë e Big Brother?

SHKARKO APP