Liam Payne mohon thashethemet për ndarjen nga Cheryl Cole
Vetëm pak ditë më parë, u aludua se dy këngëtarët Liam Payne dhe Cheryl Cole ishin në prag divorci. Ata kanë vetëm një vit bashkëjetesë si dhe janë prindër të një djali të vogël.
Thuhej se diferenca e madhe në moshë dhe angazhimet e shumta të këngëtarëve, i kishin larguar ata nga njëri- tjetri. Madje, disa të tjerë spekuluan se Liam duke qenë më i ri në moshë se Cheryl, nuk ishte gati të bëhej një prind dhe bashkëshort i përkushtuar, por donte të shijonte moshën e tij duke festuar me miqtë. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka folur hapur për këtë çështje. Ai ka hedhur poshtë çdo spekulim dhe ka treguar se pavarësisht debateve të shumta me Cheryl, ata nuk e kanë menduar kurrë ndarjen.