Lidhja me origjinën, Bebe Rexha: Çdo vit shkoj në Dibër

Bebe Rexha është 27-vjeçare dhe ka lindur në Brooklyn të New Yorkut në SHBA, në një familje shqiptare. Kur lindi u pagëzua me emrin Bleta, kurse më pas përdori emrin artistik Bebe.

Babai i saj është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë. Ai shkoi në SHBA së bashku me bashkëshorten edhe kjo shqiptare me origjinë nga Gostivari. Familja Rexha i ruan lidhjet me te afërmit në Maqedoni.

“Unë shkoj në Dibër në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit”, citon Shqiptarja fjalët e Bebe Rexhës. Atë e sheh shpesh të fotografohet në dasma dhe ngjarje familjare kur vjen në Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?